Rripi i mençur që kujdeset që ju të mos trasheni (Foto/Video)

Rripi i mençur që kujdeset që ju të mos trasheni (Foto/Video)

Samsung ka krijuar një produkt të ri të quajtur ‘rripi i mençur’, i cili mund të funksionojë si një ndërgjegje e dytë për sa i përket parametrave tuaj shëndetsorë.

Rripi funksionon në mënyrë të ngjashme me një ndjesor sporti që përdoret zakonisht për monitorimin e kalorive të harxhuara, hapave të bërë, kohës gjatë së cilës përdoruesi i tij rri ndjenjur, dhe madje ai mund të masë edhe përmasat e belit tuaj.

Me anë të sistemit të tij të matjes së përmasave të belit, rripi sinjalizon kur vë re rritje të saj, për të mos e tepruar me ushqimin, dhe ju paralajmëron gjithashtu nëse qëndroni shumë ndenjur.

Bateria e tij mund të zgjasë deri në 20 ditë dhe ai lidhet më një aplikacion në celularin tuaj duke shfaqur të dhënat e matura, transmeton krokodili.

Rripi ofrohet në Kickstarter në modele të ndryshme, ku ai më i liri kushton 69 dollarë.

https://www.youtube.com/watch?v=KBRsA8PR8V8

Shpërndaje në: