Rrëzohet një lis në lagjen Dardania të Prishtinës, raportohet për disa vetura të dëmtuara

Rrëzohet një lis në lagjen Dardania të Prishtinës, raportohet për disa vetura të dëmtuara

Në lagjen Dardania të Prishtinës, përkatësisht në rrugën “Ilaz Kodra”, sonte si pasojë e motit të ligë është rrëzuar një lis.

Nga pamjet shihet se ky incident ka shkaktuar dëmtimin e katër veturave të parkuara, ndërkohë është bllokuar edhe hyrja për në parking, raporton RTK, transmeton Periskopi.

Raportohet se banorët e kanë raportuar rastin në polici.

Pamje:

Shpërndaje në: