Rreziqet që vijnë kur keni burrin atraktiv

Rreziqet që vijnë kur keni burrin atraktiv

Gratë të cilat kanë partnerë të cilët janë tërheqës kanë një vetëbesim të ulët dhe mund të vuajnë nga çrregullimet e të ngrënit, thuhet sipas një studimi të ri.

Hulumtimet nga Universiteti Shtetëror i Floridës tregojnë se gratë të cilat dëshirojnë që të humbasin në peshë shpesh shtyhen për ta bërë këtë veprim atëherë kur mendojnë se burri i tyre është më i mirë se ato.

Sipas studimit thuhet se te meshkujt nuk ndodh e njëjta gjë edhe nëse gruaja e tyre është më tërheqëse se ata.

“Nëse e kuptojmë se si marrëdhëniet e grave ndikojnë në vendimin e tyre për dietë, atëherë ne do të jemi më të aftë t’i ndihmojmë”, ka thënë autorja kryesore e këtij studimi, Tania Reynolds.

“Rezultatet tregojnë se të kesh një bashkëshort që është fizikisht tërheqës mund të ketë pasoja negative për gratë, veçanërisht nëse këto bashkëshorte nuk janë atraktive”, thuhet ndër të tjera.

Shpërndaje në: