Rreziqet nga “ngecja në fyt” që prindërit nuk i njohin e duhet të jenë të vetëdijshëm
Vitet e para të jetës së fëmijës nuk janë vetëm disa nga më të veçantat, por edhe më të rrezikshmet. Të pamësuar me botën e re, ata nuk e kuptojnë se çfarë përbën dhe nuk përbë rrezik për ta.
Sipas të dhënave, shumica e incidenteve jofatale të mbytjes në fëmijët nën tre vjeç janë shkaktuar nga ushqime të tilla si perimet, por fatkeqësisht ato që çojnë drejt vdekjes shpesh janë lodrat dhe produktet për fëmijë.
Ndaj, për të shmangur që një gjë e tillë të ndodhë me fëmijën tuaj, ne kemi përpiluar një listë të gjërave më serioze që përbëjnë rrezik për fëmijën.
Ushqimet e forta që rrezikojnë mbytjen
- Ushqime të forta në përbërje
Sanduiçët me hotdog janë fajtorët më të zakonshëm që fshihen pas rasteve fatale të mbytjes tek fëmijët.
Kur nuk janë të prera në pjesë të vogla, fëmija juaj nuk mund t’i përtypë siç duhet dhe për shkak të madhësisë së tyre, ato mund të jenë një rrezik vdekjeprurës nga mbytja.
Në mënyrë të ngjashme, frutat e thata, duke përfshirë arrat, fara, etj mund të jenë të rrezikshme sepse mund të ngecin lehtësisht në rrugët e frymëmarrjes së fëmijës.
- Ushqime të rrumbullakëta duke përfshirë rrushin dhe karamelet e forta
Fëmijët e vegjël nuk janë në gjendje të përtypin ushqime të rrumbullakta, gjë që e bën më të lehtë që ato të ngecin në rrugët e tyre të frymëmarrjes.
- Ushqime që një fëmijë mund t’i konsumojë me plot dorën, si kokoshkat
Për shkak se sa lehtë kokoshkat mund të futen në gojën e një fëmije, shumë ekspertë e klasifikojnë atë si një ushqim me rrezik të lartë dhe rekomandojnë që të mos prezantohen si ushqim tek fëmijët deri sa të jenë të paktën katër vjeç për të shmangur rrezikun e mbytjes.
- Ushqime ngjitëse si gjalpë kikiriku dhe krem karameli
Përbërjet e trasha si gjalpi kikirikut mund të bllokojë rrugët e frymëmarrjes së një fëmije të vogël sepse është kaq i dendur në masë. Kjo është arsyeja pse është më mirë të preferoni përbërjet më të holluara.
Këshilla mbi Ushqimet e sigurta
- Fëmijët duhet të mbikëqyren me kujdes gjatë ngrënies
Nëse fëmijët mbikëqyren, ju mund të siguroheni që ata janë duke përtypur ushqimin e duhur dhe se nuk janë duke futur sasi të mëdha të tij në gojën e tyre menjëherë.
Gjithashtu ju jep mundësinë t’i inkurajoni ata që të hanë siç duhet.
- Ushqimet e forta dhe të rrumbullakëta duhet të priten në copa më të vogla
Fotoja e mësipërme e shpjegon më së miri.
- Demonstrojini fëmijës se si duhet ta përtypë ushqimin
Siç e dimë të gjithë, fëmijët janë të pamësuar me botën dhe mësojnë përmes shembujve.
Kjo është arsyeja pse koha e të ngrënit duhet të përdoret si mësim derisa të jeni absolutisht i sigurt se fëmija juaj mund ta përtypë ushqimin në mënyrën e duhur.
- Mësoni manovrat për shpëtimin e fëmijës nga mbytja
Eshtë e panevojshme të thuhet se aksidentet ndonjëherë janë të pashmangshme, prandaj është një ide e mirë për t’u përgatitur në rast se fëmija juaj mbytet me ndonjë ushqim të caktuar.
Rreziqet nga lodrat/ produktet shtëpiake
- Lojë me rruzuj, objekte të vogla të rrumbullakëta
Këto lodra janë një nga rreziqet më të njohura që rrezikojnë mbytjen e fëmijëve të vegjël dhe duhet të mbahen larg prej tyre në çdo kohë.
- Monedhat
Prindërit duhet të bëjnë çmos për të mbajtur larg çdo kusur, monedhë që kanë, nga sytë e fëmijëve dhe të mos i arrijnë.
Përndryshe, ata rrezikojnë që një monedhë të bllokohet në ezofagun e tyre.
- Kopsa
Kopsat janë një rrezik për të cilin flitet pak dhe nga të cilët fëmijët rrezikojnë të mbyten nën moshën tre vjeçare, prandaj është e këshillueshme që të blini rroba pa to.
Nëse kjo është e pashmangshme, duhet të kujdeseni që kopsat të jenë të sigurta dhe të mos mund të hiqen lehtësisht.
- Stilolapsa ose shënjues me ngjyrë
Ndërkohë që janë ndërmarrë masa për t’i bërë më të sigurtë kapakët e stilolapsave duke përfshirë vrima të vogla në to, kjo nuk ndodh tek çdo markë, prandaj ato paraqesin një rrezik potencialisht fatal të mbytjes.
- Kapakët e shisheve plastike
Fëmijët mund t’i pëlqejnë kapakët e shisheve plastike, sidomos në periudhën kur po u dalin dhëmbët, por për fat të keq ata gjithashtu janë një rrezik i mbytur, prandaj është e këshillueshme t’u gjendet një alternativë tjetër.
- Rrotat prej gome të makinave lodra
Nëse keni fëmijë të vegjël, sigurohuni që çdo makinë lodrash që ju u jepni nuk kanë rrota gome që mund të dalin lehtë dhe të përbëjnë një rrezik mbytjeje.
- Topa sfugjerozë që janë aq të vegjël sa të ngecin në gojën e një fëmije
Këto janë një rrezik veçanërisht i keq i mbytjes, sepse ato mund të shtypen në gojën e një fëmije dhe pastaj të zgjerohen në rrugët e frymëmarrjes.
- Bateritë e rrumbullakëta të orave
Bateritë e rrumbullakëta të orave janë një rrezik mbytjeje që njihet pak dhe ato mund të gjenden në një numër artikujsh shtëpiakë, jo vetëm tek orat.
Ndonëse mund të duken të vogla, nëse bateria gëlltitet, mund të vazhdojë të rezatojë ngarkesën e saj, duke djegur në brendësinë e fëmijës suaj dhe duke shkaktuar lëndime të rrezikshme për jetën.
Këshilla mbi rrezikun e mbytjes nga objektet shtëpiake
- Kontrolloni shtëpinë tuaj për produkte të rrezikshme nga mbytja
Fëmijët më të mëdhenj në modhë duhet të inkurajohen që t’i mbajnë lodrat e tyre larg atyre që janë më të vegjël.
Është gjithashtu një ide e mirë që të kontrolloni nën divanë dhe rreth shtëpisë tuaj për t’u siguruar që asnjë nga këto lodra apo rreziqe të tjera si monedhat të mos gjendet nga fëmijët.
- Fëmijët kurrë nuk duhet të lihen vetëm me tullumbacet
Edhe në qoftë se tullumbaci është i padëmtuar, ekziston rreziku që të plasë dhe ata të përpiqen ta gëlltisin.
Tullumbacet mund të jenë një element kryesor i festave të fëmijëve në mbarë botën, por ato gjithashtu rezultojnë në pothuajse gjysmën e vdekjeve të ardhura nga mbytja.
- Mos lejoni fëmijët tuaj të luajnë me lodra apo produkte me përmbajtje kokrrizore
Mund të duket krejtësisht e padëmshme, por ashtu si tullumbacet, nëse ato papritmas plasin, ato gjithashtu mund të shndërrohen në një rrezik mbytje.
Shpresojmë, që këshillat në këtë listë do t’ju ndihmojnë në zvogëlimin e çdo frike që keni në lidhje me mbytjen e fëmijës suaj.
Me njohuri të mjaftueshme dhe masat e duhura parandaluese, ju do mund ta mbroni në mënyrë efektive fëmijën tuaj.