Rreziqet nga mosushqyerja me gji

Rreziqet nga mosushqyerja me gji

Një studimi i ri ka zbuluar se miliona nëna të reja janë duke humbur në mbështetjen vitale të ushëyerjes me gji.

Një studimi i ri ka zbuluar se miliona nëna të reja janë duke humbur në mbështetjen vitale të ushëyerjes me gji.

Ushqyerja me gji ndihmon në reduktimin e rrezikut për infeksione në foshnje dhe mbron kundër çrregullimeve të dëmshme në të ardhmen, duke përfshirë diabetin dhe obezitetin.

Por pavarësisht nga kjo, Mbretëria e Bashkuar ka një nga shkallët më të ulëta në botë për ushqyerjen me gji, me vetëm një në 200 që zgjedhin të ushqejnë me gji fëmijët e tyre pas ditëlindjes së tyre të parë.

Tash një studim i ri ka zbuluar se mbështetja e ushqyerjes me gji për nënat e reja është duke munguar në shumë pjesë të vendit, mungesë kjo e shkaktuar nga një rënie e financimit.

‘Studimi tregon se 80 përqind e nënave të cilat ndalojnë gjidhënien në ditët e para bëjnë kështu pa dëshirën e tyre, dhe gratë tregojnë se sa shumë e vlerësojnë mbështetjen për të vazhduar me gjidhënie’, thotë Aimee Grant shkenëtare sociale e Universitetit të Kardifit për The Guardian. Dhe shton se të gjeturat forcojnë nevojën për një ndryshim në qëndrim kundrejt nëna gjidhënëse, transmeton Periskopi.

‘Ka nevojë të ketë një ndryshim në vlerat shoqërore dhe qëndrimet ndaj ushqyerjes me gji.’, deklaron Grant.

‘Nënat ende ndihen të parehatshme dhe të turpëruara përderisa ushqejnë fëmijët me gji në vendet publike – kjo është e papranueshme dhe duhet të ndryshojë’, shprehet Grant./Periskopi/

 

 

 

Shpërndaje në: