Rreziqet e qëndrimit ulur për një kohë të gjatë
Qëndrimi ulur për një kohë të gjatë bën që njeriu të përballet me disa rreziqe dhe të ketë probleme me disa sëmundje të ndryshme.
Më poshtë gjeni një listë të rasteve kur qëndrimi ulur mund të jetë i rrezikshëm.
SËMUNDJET E ZEMRËS
Muskujt djegin më pak yndyrë dhe gjaku rrjedh shumë, shumë ngadalë gjatë qëndrimit ulur. Në këtë mënyrë acidet yndyrore e kanë më lehtë të bllokojnë zemrën.
PANKREASI
Pankreasi është organi që prodhon insulinë, një hormon që mbart glukozë në qeliza për t’i dhënë energji atyre. Por, qelizat në muskuj bosh nuk janë të gatshme t’i përgjigjen insulinës.
Në këtë mënyrë pankreasi vazhdon të prodhojë me tepri, gjë që mund të çojë në diabet dhe sëmundje të tjera.
DEGJENERIMI I MUSKUJVE /MUSKUJT E BARKUT
Kur ju thjesht qëndroni, lëvizni apo edhe uleni drejt, muskujt abdominalë ju bëjnë që të mbani një drejtim të caktuar. Por, kur ju filloni të paloseni teksa jeni duke qëndruar në karrige, këtu muskuj e humbasin aktivitetin e tyre dhe shkëputen nga procesi i tyre. Muskujt e pasmë fillojnë të shtrëngohen dhe të dobësohen njëkohësisht duke formuar kështu një hark në kurrizin tuaj.
PROBLEME ME KËMBËT
Të qëndruarit ulur për një kohë të gjatë shkakton qarkullim të dobët të gjakut në këmbë, si pasojë shkakton edhe grumbullim të lëngjeve në këmbët tona.
Problemet fillojnë nga fryrja e këmbëve dhe venave e deri te mpiksja e gjakut.
QAFË E TENSIONUAR
Nëse në shumicën e kohës jeni të ulur në një tavolinë pune, qafa juaj është në rrezik të madh. Kryesisht, qëndrimi i qafës shkon përpara. Kjo e çon qëndrimin tuaj drejt një harkimi të rrezikshëm për shëndetin.
DËMTIMI I DISKUT
Njerëzit të cilët qëndrojnë shumë gjatë ulur në të njëjtin pozicion janë në rrezik më të madh për të vuajtur nga sëmundja që shumë herë e quajmë hernie diskale e mesit.
Një muskul i quajtur “psoas” udhëton nëpër zgavrën e barkut dhe kur forcohet, tërheq pjesën e sipërme të mesit përpara. Pesha e sipërme e trupit bën që kockat të fillojnë e të ulen në vend që të shpërndahen përgjatë harkut të shpinës.