Rreziku vdekjeprurës nga thumbimi i bletës: Simptomat dhe trajtimi
Për disa persona thumbimi nga bletët është vetëm një shqetësim i zakonshëm, që mund të trajtohet edhe në shtëpi për të lehtësuar dhimbjen. Mirëpo, nëse jeni alergjik, duhet të shkoni menjëherë te mjeku.
Por çfarë simptoma përjetojnë njerëzit alergjik ndaj thumbimit të bletëve, dhe si duhet të parandalojnë ato.
Media më poshtë iu sjellë disa të dhëna për të trajtuar kafshimin nga bleta, sidomos në stinën e pranverës.
Nëse jeni alergjik nga kafshimi i bletës, ju do të keni simptoma si:
1.Kruarje dhe fryerje
2.Vështirësi në frymarrje
3.Rrahje të shpeshta të zemrës
4.Fryerje të fytit dhe gjuhës
5.Vjellje dhe dhimbje të kokës
6.Humbje të ndjenjave
Çka duhet të bëjmë nëse kemi alergji nga thumbimi i bletës?
E fatkeqsisht në disa raste situata mund të jetë aq e keqe, sa që këto raste çojnë edhe në vdekjen e personit të kafshuar. Madje, statistikat tregojnë se 200 persona në vit vdesin nga thumbimi i bletës.
Andaj, në mënyrë që të preventoni ngjarje të tilla ju duhet të vizitoheni te mjeku nëse keni vetëm dy ose 3 nga simptomat e cekura më lartë.
Mirëpo, përveç kësaj mjekët rekomandojnë se duhet të kujdeseni me ushqimet dhe pijet që konsumoni, si dhe të bleni ilaçet dhe medikamentet e nevojshme për këtë.