Rreziku nga përdorimi i pecetave për heqjen e grimit

Rreziku nga përdorimi i pecetave për heqjen e grimit

Pecetat për largimin e grimit janë të mrekullueshme për largimin e buzëkuqit dhe hijeve të syve, por ekspertët ju paralajmërojnë të mendoni dy herë para se t’i përdorni ato si zëvendësim për larjen e fytyrës.

Edhe pse mendohet se pecetat e lagështa janë metoda më e mirë për heqjen e shpejtë të grimit nga fytyra, ato shkaktojnë iritim dhe plakje të parakohshme, transmeton KosovaPress.

Ekspertët thonë se përdorimi i pecetave për largimin e grimit mund të dëmtojnë fytyrën.

“Pecetat shpesh lënë mbrapa pjesë të grimit dhe nuk e pastrojnë krejt fytyrën”, tha Joanna Vargas, grimere në Nju Jork dhe Los Anxhelos.

Ashtu si pastruesit e fytyrës, larguesit e grimit ndihmojnë në ngritjen e vajit dhe lëkurën e vdekur.

Danuta Mieloch nga Rescue Spa, thotë se pa ndihmën e ujit, këto peceta thjesht nuk heqin mbetjet e grimit në fytyrë.

Për më tepër, këto peceta lënë mbrapa një film kimikalesh që mund të irritojnë lëkurën dhe të shkaktojnë alergji.

Mieloch thotë se lëkura reagon ndaj kësaj duke prodhuar më shumë yndyrë. Po ashtu, pecetat për heqjen e grimit mund të dëmtojnë shtresën mbrojtëse të lëkurës, e cila e ruan atë kundër akneve që shkaktohen nga bakteret dhe humbja e lagështisë.

Ekspertët rekomandojnë përdorimin e “topave të pambukut” për pastrimin e fytyrës, të cilët janë më të butë dhe më të efikas për pastrimin e të gjitha llojeve të lëkurës. Sipas tyre, edhe vaji i kokosit mund po ashtu të përdoret për të hequr grimin.

Shpërndaje në: