Rreziku nga Kina, Marina amerikane ua ndalon anëtarëve të përdorin aplikacionin TikTok
Anëtarëve të Marinës së Shteteve të Bashkuara tani u është ndaluar të përdorin aplikacionin me video të shkurtra TikTok në pajisjet e tyre mobile të lëshuara nga qeveria.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, të martën, Marina lëshoi një “Mesazh Ndërgjegjësimi në internet” duke njoftuar ndalimin në një faqe në Facebook që u shërbente anëtarëve të ushtrisë, njoftoi Reuters të premten.
Mesazhi thuhet se e quajti TikTok një “kërcënim në sigurimin e kibernetikës” dhe theksohej se çdokush me aplikacionin e instaluar në pajisjet e tij do të bllokohej nga hyrja në Intranetin e Korpusit Detar të Marinës.
Kjo nuk është hera e parë që ushtria amerikane ka ngritur një çështje rreth TikTok, e cila është në pronësi të kompanisë teknologjike ByteDance me qendër në Pekin.
Po sipas mediave, në nëntor, Sekretari i Ushtrisë, Ryan McCarthy, u tha gazetarëve se ai kishte porositur një “vlerësim të sigurisë” të aplikacionit pasi mori një letër në lidhje me të nga senatori amerikan Chuck Schumer.
“Ekspertët e sigurisë kombëtare kanë ngritur shqetësime në lidhje me mbledhjen dhe trajtimin e të dhënave të përdoruesve të TikTok”, shkroi Schumer në letër, “përfshirë përmbajtjen e përdoruesit dhe komunikimet, adresat IP, të dhënat që lidhen me vendndodhjen, metadatat dhe informacione të tjera të ndjeshme personale”.
Në atë kohë, Ushtria nuk i urdhëroi anëtarët të hiqnin TikTok nga pajisjet e tyre të lëshuara nga qeveria, megjithëse ua ndalonte ata “të postonin TikToks për rekrutim, ndërsa ishin me uniformë, ose të kryenin detyra zyrtare”, sipas një raporti të nëntorit të Reuters.