Rrezarta Krasniqi: Për katër vite kishim një shumicë parlamentare të paaftë për punë, dhe papërvojë
![Rrezarta Krasniqi: Për katër vite kishim një shumicë parlamentare të paaftë për punë, dhe papërvojë](https://www.periskopi.com/wp-content/uploads/2025/01/rrezja1-368x300.png)
Kandidatja e LDK-së për deputet, Rrezarta Krasniqi, ka postuar një video në profilin e saj në “Facebook”.
Ai ka kritikuar Qeverinë Kurti, duke thënë se mazhoranca parlamentare në këtë mandat nuk ka marrë parasysh kërkesat e opozitës.
Krasniqi ka thënë se shumica parlamentare në këtë mandat ka qenë e paaftë dhe e papërvojë.
“Për katër vite isha përfaqësues e juaja në Kuvend e Kosovës. Këtë punë e bëra me sinqeritetin më të madh. Sfidat ishin të mëdha pasi që përball kishim një shumicë parlamentare të paaftë për punë e papërvojë. Një shumicë që për herë të parë në historinë e re të Kosovës nuk i përfshinte amendamentet e përfaqësuesve të popullit. Pra, nuk i përfshinte kërkesat tuaja. Për këtë kam ngritur zërin vazhdimisht dhe kam kritikuar këtë shumicë parlamentare”, ka thënë Krasniqi.
Ndër të tjera, ajo ka vlerësuar se Kosovës i duhet ndryshimi më 9 shkurt.