Rreth një orë pritje për të dalë nga Kosova, përmes Merdarit
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar statistikat ku tregon se udhëtarët po presin deri në 40 minuta për të dalë nga Kosova, përmes pikës kufitare në Merdar.
Ndërkaq, kolona rezulton të jetë deri në 100 metra.
Pritje ka edhe te pika kufitare te Dheu i Bardhë, rreth 30 minuta dhe kolona është 80-100 metra.
Në pikat e tjera kufitare nuk ka pritje të gjata, nga 3 deri në 10 minuta.