Rreth 28% e qytetarëve votuan deri në orën 15:00 – Pjesëmarrja më e vogël se gjatë vitit 2021 deri në këtë orë?

Rreth 28% e qytetarëve votuan deri në orën 15:00 – Pjesëmarrja më e vogël se gjatë vitit 2021 deri në këtë orë?

Deri në orën 15:00, në Kosovë kanë votuar rreth 28.32 për qind, apo rreth 558 mijë votues.

Kjo është konfirmuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve gjatë një konference për media, derisa të dhënat mund të gjenden edhe në uebfaqen zyrtare të tyre.

“Duke u mbështetur në të dhënat nga mbi 2 mijë vendvotime, nga 2583, nga 91 për qind e vendvotimeve, deri në orën 15:00 kaën votuar 28.32 për qind, apo 558 mijë e 246 votues nga 1 milionë e 970 mijë e 944 me të drejtë vote.

Të dhënat e detajuara për pjesëmarrje nq çdo komunë e qendër i gjeni në uebfaqen e KQZ-së”, tha zëdhënësi Valmir Elezi.

Në zgjedhjet e vitit 2021, deri në orën 15:00 kishin votuar 32.32 për qind.

“Deri në të njëjtën kohë në zgjedhjet e parakohshme në vitin 2021, kishin votuar 32.32 për qind apo 567 mijë e 934 votues”, ka thënë ai.

Shpërndaje në: