Rrenë e tmerrshme: I palogjikshëm dhe shokues lajmi se Suedia me Ibrahimovicin ka ateruar në Kosovë

Rrenë e tmerrshme: I palogjikshëm dhe shokues lajmi se Suedia me Ibrahimovicin ka ateruar në Kosovë

Një lajm absolutisht shokues është duke qarkulluar nëpër mediet lokale, ku raportohet se Kombëtarja e Suedisë tashmë ka ateruar në Kosovë së bashku me Zlatan Ibrahimovicin.

”Suedezët kanë ardhur 6 ditë para se të zhvillohet ndeshja dhe do të përgatiten për këtë ndeshje,” shkruhet ndër të tjerash në artikullin e botuar, e që po ripublikohet nga disa medie.

Sidoqoftë, me një klikim të thjeshtë në ‘Google’ mund ta konfirmojmë se ky lajm është thjesht pa kurrfarë kuptimi.

Pikë së pari, Kombëtarja e Suedisë do të zhvillojë ndeshje kualifikuese me Gjeorgjinë më 25 mars, në kuadër të Grupit B ku bën pjesë edhe Kosova.

Burime të Periskopit brenda FFK-së kanë shprehur habi dhe janë absolutisht të shokuar nga lajmi për ardhjen e suedezëve.

Për më tepër, Periskopi ka mësuar se Suedia do të aterojë në Kosovë më 27 mars dhe do të qëndrojë në hotel ‘Sheraton.’

Absolutisht shokues lajmi që po qarkullon se Kombëtarja e Suedisë me Ibrahimovicin tashmë kanë ardhur në Kosovë.

Nuk do të duhej te cekej, por suedezët zhvillojnë ndeshje kualifikuese për Kampionatin Botëror më 25 mars, tri ditë para ndeshjes me Kosovën, kundër Gjeorgjisë.

Përndryshe, kontigjenti i Kombëtares së Suedisë udhëton drejt Kosovës më 27 mars dhe do të qëndrojë në hotel ‘Sheraton’ në Prishtinë.

 

Shpërndaje në: