Rrena e lejuar: A e dini që lejohet që treguesi i shpejtësisë të “rrejë’ pak?

Rrena e lejuar: A e dini që lejohet që treguesi i shpejtësisë të “rrejë’ pak?

Ndoshta e dini edhe vetë se treguesi i shpejtësisë në veturë nuk është një pajisje aq e saktë. Kjo për disa arsye, e ndër më të rëndësishmet është se shpejtësia e automjetit matet kryesisht me shpejtësinë e rrotullimit të rrotave. Gomat shpesh janë të përmasave të ndryshme; i ndërroni ato, konsumohen nga vozitja, etj, kështu që diametri i tyre nuk është gjithmonë i njëjtë. Rrjedhimisht, prodhuesit i programojnë marzhat e gabimit, megjithëse ato duhet të jenë gjithmonë të tilla që treguesi i shpejtësisë të tregojë një vlerë më të lartë sesa ajo aktuale. Për shembull, kur të vozitni 70 km/h, shpejtësia tregon 75 km/h. Nuk do të tregojë kurrë 68 ose 65 km/h. Kështu prodhuesit e mbrojnë veten nga paditë e mundshme pas aksidenteve, edhe pse ekziston edhe një rregullore e cila rregullon gjithçka. Komisioni Ekonomik i Kombeve të Bashkuara për Evropën (UNECE) ka përcaktuar se treguesi i shpejtësë gjatë testimit të veturave tregon një shpejtësi maksimale prej 10% + 4 km/h më të lartë sesa shpejtësia aktuale. Kjo do të thotë se gjatë testimit mund të tregojë një shpejtësi maksimale prej 92 km/h në teste, ndërkohë që vetura realisht shkon 80 km/h. Asgjë mbi 92 km/h nuk lejohet.

 

Pas certifikimit të automjetit, zbatohet një rregull tjetër: – 10% + 6 km/h për veturat, autobusët, kamionët dhe automjetet tjera komerciale dhe 10% + 8 km/h për motoçikletat dhe automjetet me tri rrota, më të shpejta se 50 km/h.

 

Ndryshe, treguesi  elektritk i shpejtësisë është patentuar nga kroati, Josip Belušić, në vitin 1888.

Shpërndaje në: