Rrëmuja e orarit të Andy Ruiz – Pse boksieri u detyrua ta ndryshojë kundërshtarin?

Rrëmuja e orarit të Andy Ruiz – Pse boksieri u detyrua ta ndryshojë kundërshtarin?

Bokseri meksikan, Andy Ruiz është detyruar ta ndryshojë kundërshtarin e tij.

Meçi ndaj Tyrone Spong është anuluar për shkak të çështjeve kontraktuale, duke e detyruar ish-kampionin e botës në peshat e rënda të ndeshet me Luiz Ortiz, shkruan Periskopi.

Meçi i paraparë të zhvillohej mes Ruiz dhe Spong ishte paralajmëruar javën e kaluar, por tani është zbuluar se Ruiz kishte nënshkruar tashmë një kontratë për t’u përballur me Oritz këtë verë.

“Ne po punojmë miqësisht me PBC për t’u siguruar që Ruiz të respektojë detyrimet e tij ndaj të dy palëve,” tha presidenti i Tiller Fight Club, David Tetreault .

“Sikur ta dinim që PBC synonte ta luftonte më parë, ne nuk do ta kishim zgjedhur kurrë këtë datë.

“Ne gëzojmë një marrëdhënie të mirë me PBC dhe aktualisht po punojmë për të identifikuar një datë optimale për riplanifikim të betejës. Data kur do të zbarkohet Triller do të jetë në bashkëpunim me PBC dhe kalendarin e tyre”, tha ai.

Shpërndaje në: