Rregulla të reja në Premierligën angleze, klubet dakordohen për këtë ndryshim
Premierliga angleze ka vendosur të lejojë të bëhen pesë zëvendësime në ndeshje nga tre sa ka qenë deri tani.
Ky vendim u bë i ditur sot, teksa do të aplikohet nga edicioni i ardhshëm.
Të gjitha klubet ranë dakord për këtë ndryshim të rregullit, i cili aplikohet në disa liga.
“Klubet do të lejohen të bëjnë pesë zëvendësime, në tri ndërprerje, me një mundësi shtesë në fillim të pjesës së dytë”, thuhej ndër tjera në njoftimin e Premierligës.
Në total, ekipet mund të kenë në bankën rezervë deri në nëntë futbollistë.