Rrëfimi prekës i 56 vjeçarit: Gruaja iku dhe u martua me vëllanë tim, derisa djali jonë…

Rrëfimi prekës i 56 vjeçarit: Gruaja iku dhe u martua me vëllanë tim, derisa djali jonë…

Një burrë 56 vjeçar ka rrëfyer për “The Sun”, tradhtinë që ia ka bërë gruaja me vëllain e tij. Ai ka thënë se djali i tij është rritur me vëllain e tij dhe ish gruan, përcjell Bota sot.

Rrëfimi i tij i plotë:

Gruaja ime më la për vëllain tim. Kjo ndodhi 30 vjet më parë, por unë ende nuk e kam marrë veten.

Unë jam 56 vjeçar. Vëllai im dhe ish-gruaja ime janë 54 vjeçarë. Tradhtia e tyre më ka shkaktuar shumë dhimbje mua dhe familjes time. Mendoj se djali im mendon se është normale që është rritur nga xhaxhai i tij.

Ata kanë frikë të më ftojnë në rastet e tyre shoqërore.

Isha i detyruar të shkoja kur më ftonin kur isha më I ri, për shkak të djalit tim, por edhe tani më ftojnë, edhe pse djali është rritur.

E urrej këtë gjë. Unë thjesht nuk e kuptoj se si ata mund të jenë kaq rehat pas tradhtisë që më kanë bërë mua. Unë kam raporte të mira me djalin tim, por nuk mund të mos mendoj se djali im e shikon si baba vëllain tim. Ai është 31 vjeçar.

Kjo po më çmend çdo ditë.

Përgjigjja e psikologes:

Ju u goditët dhe tradhtuat keq, por mbani një marrëdhënie miqësore me vëllain tuaj dhe ish gruaja juaj u tregua e drejtë për djalin tuaj.

Në një farë mënyre është më mirë që djali juaj e don edhe vëllain tuaj – vetëm mendoni se sa keq do të ndiheshit nëse ai do të ishte i pakënaqur gjatë rritjes.

Përqendrohuni në ndërtimin e një lidhje të fortë me djalin tuaj. Organizoni ditë jashtë së bashku, të cilat do t’ju japin një mundësi për të folur më thellë se në raste familjare.

Ai do të përgjigjet pozitivisht duke e ditur se e doni atë.

Shpërndaje në: