Rrëfimi i kësaj gruaje, kjo i ndodhi pasi piu ujë të ngrohtë me limon për 1 vit rresht

Rrëfimi i kësaj gruaje, kjo i ndodhi pasi piu ujë të ngrohtë me limon për 1 vit rresht

Crystal Davis, jeton në Shtetet e Bashkuara dhe vendosi të pinte ujë të ngrohtë me limon dhe mjaltë çdo mëngjes me stomakun bosh, për një vit të tërë.

Ajo ishte kurioze për të parë se çfarë lloj ndryshimesh do të ndodhnin në trupin e saj.

Në fund të këtij eksperimenti lirisht mund të themi se ajo ishte tronditur, por në mënyrën më pozitive. Ky është rrëfimi i saj:

“Deri disa vite më parë kam përdorur pije të blera në dyqan me mjaltë dhe limon kur kam pasur grip. Sigurisht, ato më ndihmonin shumë, por unë duhet ta pranoj se kam qenë pak skeptike kur ndërmora këtë sfidë. Megjithatë, ka shumë ndryshim kur pini lëng të vërtetë limoni.

Ajo është shumë më e mirë dhe më e shëndetshme se pluhuri i përgatitur në dyqan. Vendosa të pija ujë të ngrohtë me limon dhe mjaltë për 12 muaj, çdo mëngjes me stomakun bosh dhe vura re se kjo pije mund të bëjë mrekulli në trup.

Dhe tani mund të them se jam shumë e lumtur. Unë nuk kam pasur asnjë të ftohur apo grip për një vit të tërë. Gjithashtu unë nuk kam pasur ndonjë sëmundje tjetër. Në fakt, unë isha aq e habitur me këtë pije, saqë kam filluar ta marr atë kudo me vete, edhe kur kam ndonjë udhëtim për të bërë.

Gjithashtu, në mëngjes nuk e ndiej nevojën për kafe. Kam më shumë energji dhe ndihem më e lumtur në mëngjes. Unë në përgjithësi përdor një gjysmë limoni të freskët dhe një lugë çaji mjaltë organik në një filxhan klasik. Për të përgatitur këtë ilaç, së pari duhet të valoni ujin, dhe ta lini të ftohet pak, dhe më pas tretni mjaltin.

Hidhni lëng limoni dhe pijeni këtë pije menjëherë pasi zgjoheni. Gjithashtu, në qoftë se një gjysmë limoni është shumë për ju, atëherë në fillim mund të përdorni një të katërtën e një limoni, deri sa të mësoheni me të”.

Shpërndaje në: