Rrëfehet Mariza Ikonomi: Më kanë bërë lesbike
Mariza Ikonomi ka treguar për thashethemet e çuditshme që i janë bërë.
Në rubrikën “Një ditë me Dojnën” në Pop Culture ka qenë e ftuar këngëtarja e njohur Mariza Ikonomi. Autorja dhe moderatorja Dojna Mema së bashku me Marizën kanë shëtitur në rrugët e Tiranës duke kënduar me kitarë dhe duke biseduar gjatë.
“Thashetheme kam dëgjuar plot, por më i çuditshmi ka qenë që tek Paparazi mbaj mend më kanë nxjerrë një foto me babin duke ecur në rrugë dhe ma kanë bërë të dashur. Ndërkohë dhe me shoqen time, shkruanin pse nuk e fsheh shokun por fsheh shoqen, më bënin lesbike dhe më kanë nxjerrë një foto me të”.