Rrallëherë ndodhë kjo: Majlinda eleminohet nga Lojërat Olimpike, por mbështetet masivisht nga populli

Rrallëherë ndodhë kjo: Majlinda eleminohet nga Lojërat Olimpike, por mbështetet masivisht nga populli

Kemi dëshmi të gjalla dhe shumë mirë të dokumentuara se kosovarët thjesht e urrejnë humbjen.

Pa marrë parasysh sportin që është i përfshirë, populli në Kosovë gjithmonë ka pritshmëritë më të larta të mundshme dhe kjo është definitivisht tejet pozitive, shkruan Periskopi.

Mentaliteti i fituesit është hapi i parë drejt formimit të një kampioni. Sidoqoftë, një aspekt negativ është se shpeshherë kanë qenë fajtorë të abuzimeve nëpër rrjetet sociale, në rast se një sportist nga Kosova ka dështuar të fitojë.

Pavarësisht a ka të bëjë me boks apo futboll, sportistët kanë qenë pre e abuzimeve të rënda kur nuk kanë qenë protagonistë në fitore.

Mirëpo, jo edhe me Majlinda Kelmendin. Krenaria e sportit kosovar u eleminua nga Lojërat Olimpike qysh në garën e parë sot nga hungarezja Reka Pupp, në kategorinë -52kg.

Për dallim nga Distria Krasniqi, e cila fitoi ditën e djeshme të artën, Majlinda nuk arriti të jetë as afër atij suksesi.

Sidoqoftë, i menjëhershëm ka qenë mbështetja e fansave në rrjetet sociale, me një që shkroi:

”Nuk ka vend për zhgënjim! Majlinda ishte dhe mbetet yll i Kosovës,deri sa të ket shqiptarë mbi dhe!” (pa ndërhyrje).

Një i dyti shtoi: ”Koken lart shqipe ,je legjend e gjallë ,humbja edhe fitorja janë pjes e gares! Kosova osht me ty!”

”Mbreteresha Majlinda Kelmendi, edhe mund te kete humbur ni BETEJ te vogel, por AJO ESHTE ATY.
– AJO DO TE KTHEHET SE SHPEJTI, ATY KU E KA VENDIN.
– Respekt MBRETERESH E GJUDOS, respekt,” shkroi i treti.

Këto dhe shumë komente të tjera mund t’i lexoni në postimin e mëposhtëm të Periskopit në Facebook.

Shpërndaje në: