Rrahu gjyqtarin dhe më pas e gjuajti me këpucë

Skenat e rrahjeve në ligat e ulëta të Amerikës së Jugut janë bërë të zakonshme. Gjyqtarët e futbollit sulmohen rregullisht nga lojtarët në fund të ndeshjeve dhe shumicën e kohës duhet të largohen nën shoqërimin e policisë. Rasti i fundit ka ndodhur të dielën, në ndeshjen e Kategorisë së Katërt të futbollit argjentinas në mes të Huracan Comodoro dhe Olimpia Juniors.
Huracan Comodoro eliminoi Olimpia Juniors nga plejofi, një përfundim që nuk i ka pëlqyer aspak mbrojtësit Enzo Dody, i cili sulmoi arbitrin Danilo Viola.
Fillimisht duke e goditur me shkelma, pastaj duke e gjuajtur me këpucë futbolli. Ai pritet të marrë dënim të rëndë.