Rrahman Rama pritet në Reçak: I falënderoj të gjithë që gjetën kohë të jemi bashkë
Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Rrahman Rama, ka zhvilluar “një takim të ngrohtë”në Reçak, ku është pritur nga familja Musliu dhe përkrahës të tjerë.
Përmes një mesazhi të shpërndarë në rrjetet sociale, Rama shprehu mirënjohjen e tij për mikpritjen dhe bashkëbisedimin e hapur në një atmosferë të ngrohtë familjare.
“Sonte në Reçak u prita aq ngrohtë, sa oda e familjes Musliu për një moment m’u duk si të ishte e imja. I falenderoj përzemërsisht të gjithë që gjetën mundësi të ndajmë kohën së bashku, pasi vetëm kështu mund ta bëjmë #mamirë,” shkroi ai.
Këto takime janë pjesë e angazhimit të Ramës “për të ndërtuar një dialog të hapur me qytetarët, duke vënë në fokus bashkëpunimin dhe përkushtimin për të ardhmen e përbashkët të Kosovës”