Rrahman Rama: Novolani dhe rrethina përkrahin vizionin për një Kosovë më të mirë
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Rrahman Rama, ka zhvilluar një takim me banorët e fshatit Bukosh dhe rrethinës, ku u shpreh mirënjohës për përkrahjen e treguar.
“Sonte në fshatin Novolan u dha mesazhi i qartë: #mamirë është zgjidhja e duhur për Kosovën!” ka deklaruar Rama, duke falënderuar qytetarët nga fshatrat Bukosh, Novolan dhe Brusnik për pjesëmarrjen dhe përkushtimin e tyre.
Sipas Ramës, mobilizimi i qytetarëve është një dëshmi e gatishmërisë për të sjellë ndryshime pozitive për vendin.