Rrahman Rama nga Drenasi: Një komunë që simbolizon sakrificën dhe krenarinë tonë kombëtare

Rrahman Rama nga Drenasi: Një komunë që simbolizon sakrificën dhe krenarinë tonë kombëtare

Kandidari i PDK-së, Rrahman Rama i cili në listën zgjedhore bart numrin 7, sot ka vizituar komunën e Drenasit dhe u takua me kryetarin e kësaj komune, Ramiz Lladrovci.

Rama përmes një postimi në llogarinë e tij në Facrbook, tha se komuna e Drenasit simbolizon rezistencën dhe skarificën kombëtare.

“Kjo komunë, e udhëhequr me përkushtim nga veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, miku im Ramizi, vëllai i heroit kombëtar Fehmi Lladrovci, mbetet shembull frymëzimi për të gjithë ne. Drenasi gjashtë herë është shpallur komuna me performancën më të mirë, kjo më bën edhe mua krenar”, ka shkruar mes tjerash Rama.

 

Postimi i plotë:

Sot pata nderin të vizitoj Komunën e Drenasit, një komunë që simbolizon rezistencën, sakrificën dhe krenarinë tonë kombëtare.

Kjo komunë, e udhëhequr me përkushtim nga veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, miku im Ramizi, vëllai i heroit kombëtar Fehmi Lladrovci, mbetet shembull frymëzimi për të gjithë ne. Drenasi gjashtë herë është shpallur komuna me performancën më të mirë, kjo më bën edhe mua krenar.

Fehmi dhe Xheve Lladrovci, me luftën e tyre heroike dhe sakrificën sublime, u bënë emblema të lirisë sonë. Kujtimi i tyre, ashtu si edhe i të gjithë dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, do të jetë gjithmonë motivi ynë për të ndërtuar një Kosovë më të sigurt, më të drejtë dhe më të zhvilluar.

Në zgjedhjet e 9 shkurtit, ju ftoj të mbështesni vizionin e qartë për të ardhmen duke votuar Partinë Demokratike të Kosovës me numrin 131 dhe kandidatin më të përgatitur për Kryeministër.

#PDK131
#Rr7
#MaMirë

Shpërndaje në: