Rrahman Rama: Kujtuam sot rënien e heroit kombëtar Xhevat Jusufi
Kandidati për deputet nga radhët e PDK, gjeneral Rrahman Rama mori pjesë sot në përkujtimin e Heroit të Kombit, Xhevat Jusufi.
Ai tha se në fshatin Smrekonicë të Vushtrrisë, në vendin e tij të rënies kujtojmë dhe nderojmë me respekt të thellë heroin tonë kombëtar, Xhevat Jusufi, i cili para 26 vitesh dha jetën e tij për lirinë e Kosovës.
“Sakrifica e tij dhe e të gjithë dëshmorëve është themeli mbi të cilin u ndërtua shteti ynë. Ishte gjaku dhe përkushtimi i këtyre heronjve që bënë të mundur realizimin e ëndrrës shekullore për liri dhe pavarësi.
Ne sot jetojmë në një Kosovë të lirë falë atyre që nuk kursyen asgjë për të ardhmen tonë. Është detyrimi ynë që të ruajmë dhe zhvillojmë këtë shtet, duke u përkujdesur që vlerat e tyre të mos harrohen kurrë”, shkroi në Facebook, kandidati për deputet gjeneral Rama.
Lavdi e përjetshme Xhevat Jusufit dhe të gjithë dëshmorëve të kombit!