Rrahman Rama: Koshtova dhe Studimja, dëshmi e mbështetjes për një Kosovë më të mirë
7-shi i PDK-së, Rrahman Rama, vazhdon të marrë përkrahje të jashtëzakonshme në takimet e tij me qytetarët në fshatrat e Kosovës.
Ish-komandanti i Zonës Operative të Shalës dhe gjenerali i FSK-së, gjatë vizitave në Koshtovë të Mitrovicës dhe në Studime të Poshtme të Vushtrrisë, gjeti mbështetje të madhe për vizionin e tij dhe të PDK-së për një të ardhme më të mirë.
“Faleminderit Koshtovë për mikpritjen dhe mbështetjen tuaj! Së bashku për një Kosovë #mamirë me kryeministrin e ardhshëm Bedri Hamza!” u shpreh Rama pas takimit në Koshtovë.
Ndërsa në Studime të Epërme dhe të Poshtme, Rama theksoi frymëzimin që merr nga qytetarët: