Rrahman Rama falënderon Shalën e Bajgorës: Dëshmia e fitores së Bedri Hamzës!
Kandidati me numër 7 në listën e PDK-së për deputet, Rrahman Rama, shprehu mirënjohjen e tij të thellë për mbështetjen e jashtëzakonshme të Shalës së Bajgorës gjatë një takimi të mbajtur mbrëmë.
“I takova sonte shaljanët dhe, si gjithmonë, u ndjeva si në shtëpinë time! Shala e Bajgorës e ka treguar veten gjithherë, ndërsa sonte na dha dëshminë e fitores së Bedri Hamzës,” deklaroi Rama.
Ai vlerësoi shpirtin e bashkimit dhe përkushtimin e komunitetit, duke theksuar se mbështetja e tyre është jetike për të ardhmen dhe suksesin e Partisë Demokratike të Kosovës.
#Rr7
#PDK131
#mamirë
I takova sonte shaljanët dhe, si gjithmonë, u ndjeva si në shtëpinë time!
Shala e Bajgorës e ka treguar veten…
Posted by Rrahman Rama on Friday, January 17, 2025