Rrahman Jasharaj me ftesë publike për Kurtin, Nagavcin dhe Muratin: Hajdeni në SBASHK

Rrahman Jasharaj me ftesë publike për Kurtin, Nagavcin dhe Muratin: Hajdeni në SBASHK

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit Rrahman Jasharaj përmes një letre publike i ka bërë thirrje kryeministrit të Kosovës Albin Kuti, ministres së Arsimit Arbërie Nagavci dhe atij të Financave Hekuran Murati për një takim në zyrat e kësaj sindikate, shkruan Periskopi.

Në këtë letër, ai thotë se ftesa të tilla për takim kanë nisur disa herë në adresë të zyrtarëve qeveritar, por që ato ishin refuzuar.

“Tani kur e mësova këtë dëshirë të Kryeministrit dhe Qeverisë së tij se duhet t’i thërrasin se kafe e çaj kemi edhe ne, publikisht po i drejtohem Kryeministrit Kurti që ta marr ministren Nagavci e Ministrin Murati dhe të vijnë javën e ardhshme në SBASHK”, ka shkruar ndër të tjera ai.

Ftesa e plotë:

Medieve të shkruara e elektronike
Tha se shkon ku e thërrasin , Kryeministër eja javën e ardhshme në SBASHK
E pata vështirë të besoj dhe prandaj e dëgjova disa herë dhe pastaj po ashtu disa herë e lexova me kujdes dhe u binda Kryeministri e paska thënë se shkon aty ku e thërrasin.
Ky deklarim i tij më bëri që ta kritikoj kryetarin e BSPK-së , Atdhe Hykolli, por edhe të bëhem vetëkritik. Ne i kemi dërguar dhjetëra kërkesa Kryeministrit në emër të BSPK-së dhe ne shumë kërkesa ministres Nagavci për takime e për të bashkëbiseduar për gjithë shqetësimet dhe kërkesat e anëtarësisë , por u kemi thënë se takimet t’i mbajmë të ata dhe meritojmë kritika se e paskemi harruar traditën shqiptare të mikpritjes dhe në shkresat tona për takime as edhe një herë nuk u kemi thënë ejani te ne.
Tani kur e mësova këtë dëshirë të Kryeministrit dhe Qeverisë së tij se duhet t’i thërrasin se kafe e çaj kemi edhe ne, publikisht po i drejtohem Kryeministrit Kurti që ta marr ministren Nagavci e Ministrin Murati dhe të vijnë javën e ardhshme në SBASHK.
Prishtinë, më 30 maj 2024,
Rrahman Jasharaj ,
SBASHK

Shpërndaje në: