Rrahje në Drenicë: Futbollistët e Superligës së Kosovës lënë topin, zgjedhin grushtet
Drenica dhe Arbëria kanë zhvilluar derbin kuqezi, derbi që ishte për luftën për mbijetesë.
Por pas 90 minutave të zjarrta në Skënderaj, kjo ndeshje nuk solli fitues pasi përfundoi me rezultat të barabartë 1-1.
Duke parë presionin e madh për pikë, pas ndeshjes ka pasur edhe fërkime e grushta mes dy skuadrave.
Me të përfunduar ndeshja trajneri i Arbërisë, Arbnor Morina është sulmuar nga vendasit, ku pastaj është shkaktuar tollovi e madhe dhe kishte përleshje mes dy stafeve të skuadrave.
Cak i sulmeve nga vendasit ka qenë edhe mbrojtësi mysafirë i Arbërisë, braziliani Brruno Arabal.
Gazeta Olle ka publikuar një video ku shihet dhuna në përfundim të ndeshjes, derisa edhe disa tifozë të pranishëm në stadiumin ‘Bajram Aliu’ e ofendojnë rëndë brazilianin Arrabal.
Kreshnik e Shkëlzen Lushtaku gjithashtu patën hesape për të qëruar me brazilianin, por futbollistët tjerë të Arbërisë ndërhynë për mos tu bërë sherri edhe më i madh.
Gjithsesi në fund u desh edhe ndërhyrja e Policisë së Kosovës për të evituar një sherr masiv në Skënderaj.