Rrahje në Drenas, shkak i një mosmarrëveshje në trafik

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në fshatin Zabel i Ultë në Drenas, pasi që i njëjti ishte i përfshirë në një rrahje me një tjetër person.
Sipas raportit të policisë deri tek rrahja kishte ardhur si pasojë e një mosmarrëveshje në trafik.
Si pasoj lëndime trupore ka pësuar viktima mashkull kosovar i cili ka qenë prezent në rrahje.
“Nga njëri prej të dyshuarve është konfiskuar një pistoletë që dyshohet se është ekspozuar në rast ndërsa te i dyshuari tjetër është konfiskuar një skallper.
Dy të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit njëri prej tyre është arrestuar dhe dërguar në mbajtje ndërsa i dyshuari tjetër është liruar, rasti nën hetime”, ka njoftuar policia.