Rrahje mes dy familjeve, arrestohen shtatë persona në Prizren
Dy familje janë përleshur sot fizikisht pas një mosmarrëveshje.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Selajdin Berisha”, në Prizren.
Si rezultat, shtatë persona kanë përfunduar në pranga.
“Të dyshuarit janë shoqëruar ne policor në Prizren, ne prani të avokateve mbrojtës janë intervistuar, pas intervistimit ne lidhje me rastin Prokurori i shtetit ndaj të dyshuarve ka lëshuar masën e ndalimit për 48 orë”, thuhet në njoftim.
Tutje në njoftim thuhet se personat e dyshuar lidhur me rastin janë:
B.B. (viti i lindjes 1972),i B.B. (viti i lindjes 1978) B.B. (viti i lindjes 2000, A.B. (viti i lindjes 2001),S.SH (viti i lindjes 1954), V.SH. (viti i lindjes 1986), dhe J..SH (viti i lindjes 1991) të cilët dyshohet se pas një mosmarrëveshje në mese dy familjeve ata kanë sulmuar fizikisht njeri tjetrin.
Ata dyshohen për veprat penale “Kanosje” dhe ‘Sulm’‘.
Ende nuk dihen arsyet e kësaj ngjarje.