Rrahja në Pejë, Policia e Kosovës lëshon urdhërarrest ndaj Stresit
Reperi i njohur Rigels Rajku, i cili njihet më mirë si Noizy, ka qenë pjesë e një incidenti të rëndë në diskotekën “Sancy” në Pejë, Kosovë.
Incidenti ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit të së enjtes, kur Noizy dhe grupi i tij janë përfshirë në një sherr masiv që ka përfshirë edhe personat e pranishëm.
Gjatë përleshjes, dyshohet se Noizy dhe grupi i tij kanë rrahur brutalisht Muhamet Isenin, i njohur në rrjetin social TikTok me emrin “Medi,” dhe një anëtar të familjes së tij, Bekim Hardergjonajn.
Për më tepër, ka dyshime se sherri mund të ketë qenë një kurth i organizuar nga reperi tjetër shqiptar, Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi.
Stresi dyshohet se e ka ftuar Medin për një takim, por në fakt, kishte planifikuar që ai të përballej me Noizyn dhe grupin e tij në të njëjtin ambient.
Në reagimin e tij të fundit, Stresi ka njoftuar në profilin e tij në Instagram se Policia e Kosovës ka lëshuar një urdhër arresti ndaj tij për lidhje me këtë incident.
Për këtë arsye, ai është detyruar të anulojë koncertin e planifikuar për sonte në Vushtrri.