Rozana Radi reagon në rrjetet sociale pas përfundimit të spektaklit Big Brother VIP Albania

Rozana Radi ka reaguar së fundmi në rrjetet sociale, pas përfundimit të spektaklit të shumëpërfolur Big Brother VIP Albania.
Në edicionin e këtij viti, fitues u shpall Gjesti, ndërsa Rozana u rendit në vendin e dytë, duke fituar zemrat e një audience të gjerë me prezencën e saj dhe emocionet që përcolli gjatë qëndrimit në shtëpi.
Pas finales së madhe, këngëtarja ka ndarë një postim emocionues në profilin e saj në Instagram, ku ka falënderuar publikun për mbështetjen dhe dashurinë që i dhuruan përgjatë gjithë këtij rrugëtimi, raporton Telegrafi, transmeton Periskopi.
View this post on Instagram
“I përulem publikut për gjithë dashurinë dhe vlerësimin në këtë udhëtim fantastik jete! Finalja ishte e mbushur plot me emocione të bukura! Jam ende duke kërkuar mikrofonin në trup dhe gjumin nuk e kam bërë të plotë Falënderoj @topchannelalbania që më bëri të shijoj një eksperiencë UNIKE!”, ka shkruar ajo krahas disa fotografive të shkrepura nga nata finale.
Ky postim është pritur me shumë komente pozitive nga fansat e saj dhe ndjekësit e spektaklit.