Rozana Radi kundër rrëzimit të Teatrit Kombëtar në Shqipëri: Aty brenda kam shpirtin e babait tim

Rozana Radi kundër rrëzimit të Teatrit Kombëtar në Shqipëri: Aty brenda kam shpirtin e babait tim

Një numër im madh artistësh janë ngritur kundër vendimit të Këshillit Bashkiak të Tiranës.

Artistët janë ngritur në protesta për vendimin e marrë nga Këshilli Bashkiak për rrëzimin e Teatrit Kombëtar në Shqipëri.

Në mesin e këtyre emrave është edhe këngëtarja Rozana Radi, e cila thotë që do mbroj këtë vend nga rrënoja pasi brenda saj është shpirti i babait të saj.

“Unë kam emocione sa herë vij në teatër se kam lindur dhe jam rritur këtu. Mbaj mend plepat që janë këtu dhe që mbajnë emrat e artistëve, të cilat i ka mbjellë im atë. Ky debat për teatrin ka nisur këtu e 20 vite më parë. Do duhet t’i kthehem një shkrimi të babait tim të ndjerë, Ferdinand Radi, që është aktual dhe sot. Unë kam mbaruar për aktore vetë e kënaqësia më e madhe është të ngjitem në këtë skenë. Kam ardhur të mbroj muret e teatrit, historinë që mbart. Çdo shtet ka historinë e tij e sido që të jetë është historia jonë, na përfaqëson. Të prishësh historinë nuk mund të quhesh as shtet. Do jem gjithmonë për mbrojtjten e këtyre mureve. Aty brenda kam shpirtin e babait tim. Shpirtin e atyre artistëve, të cilëve të paktën mos ja kishim tundur ato themelet që kanë vënë, tani që janë në një botë tjetër.” thotë Rozana.

Shpërndaje në: