Rossi: “Mourinho dhe Inzaghi do të shkarkohen të parët”
Delio Rossi beson se trajneri i Romës, Jose Mourinho, dhe trajneri i Interit, Simone Inzaghi, rrezikojnë më së shumti të shkarkohen në Serie A këtë sezon.
Liga elitare italiane përjetoi shumë ndryshime këtë verë, pasi pothuajse të gjitha klubet e mëdha i ndryshuan trajnerët
Mourinho e mori drejtimin e Romës, Interi e emëroi Inzaghin në vend të të larguar Antonio Conte, Juventusi e ktheu Massimiliano Allegrin, Napoli e emëroi Luciano Spallettin, ndërsa Lazio Maurizio Sarrin.
Duke folur për TMË, ish-trajneri i Fiorentinës dhe Lazios Rossi u pyet se cili trajner ka mudnesi të shkarkohet i pari në sezonin e ri.
“Mourinho, natyrisht, sepse e di si është të punosh në Romë”, tha Rossi.
“Do të thosha Inzaghi, sepse nuk do të jetë e lehtë për të në Inter. Ai po e merr një ekip që e fitoi titullin dhe, krahasuar me paraardhësin e tij Antonio Conte, ai duhet të fitojë diçka më së paku”, shtoi ai.