Rooney pendohet për gjestin që kishte bërë ndaj tifozëve në Botërorin e 2010-ës
Wayne Rooney ka shprehur keqardhjen e tij për sulmin që i kishte bërë tifozëve të Anglisë të cilët fishkëllyen Kombëtaren gjatë Botërorit të 2010-ës.
Pas barazimit 0-0 kundër Algjerisë në Botërorin e 2010, Rooney sulmoi tifozët e Anglisë të cilët e fishkëllyen skuadrën e tyre kurse ata u larguan nga fusha në fund të ndeshjes. Sulmuesi dëgjohet duke thënë: Gëzohem të shoh tifozët tuaj të fishkëllejnë, ju quheni ‘tifozë futbolli’.
“Natyrisht, nuk duhej ta thosha atë që thashë. Nuk ishte një kritikë në përgjithësi për tifozët e Anglisë, më shumë frustrim për atë çfarë ndodhi atë ditë. Me kujtohet, ata na fishkëllyen ne 10 minuta në ndeshje. Ju etiketoheni si një grup lojtarëve që nuk shqetësoheni për këtë dhe gjëra tjera – por ndoshta ju shqetësoheni më shumë dhe përpiqeni shumë që të keni sukses”, tha ai në kolumnen për Times.
“Personalisht, do të dëshiroja të luaja më mirë – por isha i lodhur gjatë gjithë garës. Në stërvitje, nuk mund ta kontrolloja as topin, nuk kisha prekje dhe në ndeshje ishte njëjtë”.
Rooney ishte detyruar të kërkojë falje për veprimet e tij pasi Anglia fitoi kundër Sllovenisë me rezultat 1-0 në ndeshjen e fundit të grupeve. Megjithatë, Tre Luanët u eliminuan nga Botërori në 1/8-ën e finales pasi u mposhtën nga Gjermania me rezultat 4-1.
Rooney për momentin është trajner në DC United, të cilët janë në pushim për shkak se ka përfunduar kampionati, derisa Anglia pritet të luajë ndeshjen e parë Botëror në grup kundër Iranit, të hënën.