Rooney nuk duron fare, largon lojtarin e tij nga loja pasi bëri këtë veprim të rëndë ndaj kundërshtarit
Trajneri i DC United, Wayne Rooney ka përjashtuar nga ndeshje kundër Miamit lojtarin e tij pas sharjeve raciste ndaj kundërshtarit.
DC United u përball me klubin e David Beckham në një ndeshje të fortë që përfundoi me fitoren e Inter Miamit në 3:2, shkruan Periskopi.
Në minutën e 59 ndeshja ndryshoi rrjedhën, pasi sulmuesi vendas Taxiarchis Fountas dhe Damion Lowe nga mysafirët u përleshën me njëri tjetrin dhe Fountas e fyu atë në baza racore.
Dhe pas pak minutash me të kuptuar trajneri Rooney e nxori atë nga fusha e lojës.