Rooney i kërkon falje publike familjes së tij dhe klubit të Derbyt

Rooney i kërkon falje publike familjes së tij dhe klubit të Derbyt

Ish-lojtari i Manchester United dhe Kombëtares së Anglisë Wayne Rooney e ka pranuar se ka bërë një gabim, dhe i ka kërkuar falje Derby County dhe familjes së tij, pas fotove të publikuara ku ylli anglez shihet se si e zë gjumi në hotel me një vajzë të re.

35-vjeçari, baba i katër fëmijëve, tregoi që ishte përpjekur t’i blejë të drejtat autoriale të fotove te vajzat, të cilat e shantazhuan, duke iu ofruar vetëm një funte, por nuk ishin të mjaftueshme që fotot të mos publikohen në rrjetet sociale.

Rooney ka folur për “Sky Sport News” pas fitores së djeshme në miqësoren kundër Real Betisit, ku edhe e pranoi gabimin.

“Isha në një festë private me dy nga shokët e mi, dhe nga ana ime, dëshiroj t’i kërkoj falje familjes sime dhe klubit për fotot të cilat qarkullonin, dhe nuk dua të flas më për to”, tha Rooney.

“Jam i lumtur që Derby County më ka besuar me detyrën e trajnerit, ta rikthej klubin aty ku duhet, dhe do të bëj çdo gjë për ta arritur këtë gjë”, shtoi ish-lojtari i Manchester United.

Shpërndaje në: