Ronela energjike në paraqitjen e saj, performon e para në skenën e Eurovisionit
Sonte në Torino të Italisë po mbahet gjysmëfinalja e parë e edicionit të 66 të këngës së Evrovizionit.
E para në skenë është ngjitur përfaqësuesja e Shqipërisë, Ronela Hajati, me këngën “Sekret”, e cila është mirëpritur nga të pranishmit.
Sonte në skenë do të ngjiten edhe përfaqësuesit e 16 shteteve tjera nga Letonia, Lituania, Zvicra, Sllovenia, Ukraina, Bullgaria, Holanda, Moldavia, Portugalia, Kroacia, Danimarka, Austria, Islanda, Greqia, Norvegjia dhe Armenia.
Nga 17 vende pjesëmarrëse sonte, në finale do të kualifikohen 10 prej tyre.
Gara e Eurovisionit do të vazhdojë me gjysmëfinalen e dytë më 12 maj dhe do të përfundojë me finalen të shtunën, më 14 maj.