Ronaldo zbret në Lisbonë, flet për të ardhmen e tij

Ronaldo zbret në Lisbonë, flet për të ardhmen e tij

Cristiano Ronaldo ka zbritur tashmë në aeroportin e Lisbonës.

Në kohën kur po pritet zyrtarizimi i tij te skuadra e Manchester United, Cristiano Ronaldo ka zbritur në aeroportin e Lisbonës.

Në Lisbonë lojtari pritet të kryej edhe testet mjekësore. E ardhmja e tij duket se është e vendosur, sidomos pas fjalëve që tha ai për gazetarët që ishin mbledhur aty.

“Brenda një ore do ta kuptoni skuadrën time të ardhshme”, ka thënë Ronaldo, transmeton Periskopi.

CR7 pritet të nënshkruajë kontratë dy vjeçare me skuadrën e United. /Periskopi/

Shpërndaje në: