Ronaldo vjen me një tjetër reagim pak orë para ndeshjes Chelsea – Man United, për të cilën ai u përjashtua

Ronaldo vjen me një tjetër reagim pak orë para ndeshjes Chelsea – Man United, për të cilën ai u përjashtua

Cristiano Ronaldo u ka dhënë përkrahje bashkëlojtarëve të tij para ndeshjes së sotme, kundër Chelseat.

Portugezi u përjashtua nga aktivitetet e ekipit të parë të enjten, pasi ai një ditë më herët refuzoi që të inkuadrohej si zëvendësues në minutën e 87-të në ndeshjen kundër Tottenhamit.

Erik ten Hag pastaj e mori vendimin për suspendimin e Ronaldos, vendim që u mbështet edhe nga drejtuesit e klubit.

Kësisoj, 37-vjeçari nuk është i grumbulluar për ndeshjen ndaj Chelseat, që zhvillohet nga ora 18:30 në “Stamford Bridge”.

Megjithatë, bashkëlojtarët kanë marrë përkrahje nga pesë herë fituesi i “Topit të Artë”.

“Le të shkojmë Manchester United”, ka shkruar Ronaldo në një foto të publikuar në “Instagram”,  në të cilën shihet ai dhe disa shokë të skuadrës.

Shpërndaje në: