Ronaldo për pushime në Mallorca me avion 23 milionë euro

Ronaldo për pushime në Mallorca me avion 23 milionë euro

Njëri nga futbollistët më në mirë në botë, Cristian Ronaldo, po kalon pushimet në një villë luksoze në Mallorca.

Ish futbollisti i Real Madrid, Juventuesit dhe aktualisht i Mancheter Unidet, është i shoqëruar nga e fejuara e tij Georgina Rodriguez dhe pesë fëmijët e tyre, raportojn mediat e huja, transmeton Indeksonline,

Ronaldo dhe familja e tij mbërritën në ishullin më të madh të Ishujve Balearik, i cili ka një klimë pothuajse perfekte dhe është një nga destinacionet e preferuara të pushimeve të Evropës, me avion privat, të cilin e përdor normalisht për të transportuar nga Portugalia në Angli. Avioni superluksoz kap vlerën e 23 milionë eurove dhe arrin shpejtësinë 900 kilometra në orë.

Pas një sezoni të vështirë në fanellën e Manchester United, Ronaldo zgjodhi një vilë për pushime dhjetëditore ku pushimet verore i kaloi edhe ish-bashkëlojtari i tij në Real Madrid, Sergio Ramos.

https://www.instagram.com/p/CZJ2aWFgpsN/?utm_source=ig_web_copy_link

Vila ndodhet në një pronë luksoze në këmbët e vargmalit malor Tramuntana e rrethuar nga vreshta, duke u ofruar kështu përdoruesve privatësi maksimale. Vila super-luksoze është e pasur me pajisje, kështu që Ronaldo dhe familja e tij mund të shijojnë xhakuzin dhe palestrën, dhe prona gjithashtu ka kapelën e saj dhe gjoja “dhomë erotike” të nëndheshme.

Nuk dihet ende se sa është qiraja ditore e vilës, por sipas mediave vendase, Ronaldo ka marrë dy makina luksoze nga flota e tij në ishull me traget. Në Spanjë ai do të ngasë një Bugatti Centodieci me vlerë 8.5 milionë paund dhe një Mercedes 4×4.

https://www.instagram.com/p/CYzClkFgsNX/?utm_source=ig_embed&ig_rid=ad076161-5c79-406a-a0af-ee6ffe5b3d5f

Në rast se ai dëshiron të lundrojë dhe të eksplorojë arkipelagun e Ishujve Balearik, në jugperëndim të ishullit është ankoruar Azimut Grande e tij, një jaht me vlerë 5.5 milionë paund.

Shpërndaje në: