Ronaldo pas largimit nga United: Unë e dua Manchesterin dhe i dua tifozët, kjo nuk do të ndryshojë kurrë
Cristiano Ronaldo do të largohet nga Manchester United me marrëveshje të përbashkët, me efekt të menjëhershëm.
Sapo ka arritur lajmi se sulmuesi portugez, Cristiano Ronaldo do të largohet me efekt të menjëhershëm nga klubi, shkruan Periskopi.
Pas këtij vendimi, Ronaldo tha se ai e do klubin e Man United dhe tifozët, por se e sheh si kohë të duhur largimin nga ‘djajtë’.
“Pas bisedave me Manchester United, ne kemi rënë dakord reciprokisht që ta mbyllim kontratën më herët. Unë e dua Manchester Unitedin dhe i dua tifozët, kjo nuk do të ndryshojë kurrë. Megjithatë, është koha e duhur për mua të kërkoj një sfidë të re”, tha Ronaldo.
Cristiano Ronaldo: “Following conversations with Manchester United we have mutually agreed to end our contract early. I love Manchester United and I love the fans, that will never ever change. However, it feels like the right time for me to seek a new challenge.” #MUFC
— United Zone (@ManUnitedZone_) November 22, 2022