Ronaldo nuk po përmbahet fare, goditi topin pas përfundimit të ndeshjes dhe u ndëshkua me të verdhë
Cristiano Ronaldo bëri një paraqitje për t’u harruar sot me Al-Nassr në Kupën e Arabisë Saudite, të njohur si “King Cup”.
Al-Nassr fitoi 3:1 kundër Abhas, për të vazhduar kështu në gjysmëfinale të kësaj gare.
Ronaldo luajti për 87 minuta, por nuk ia doli të linte gjurmë.
38-vjeçari u ndëshkua me karton të verdhë në fundin e pjesës së parë.
Ylli portugez mori kartonin e verdhë pasi goditi topin i revoltuar me vendimin e gjyqtarit për mbylljen e 45 minutave të parë.