Ronaldo nuk po kalon mirë në Arabi, Georgina tregon se po ia rrahin fëmijët në shkollë
Cristiano Ronaldo dhe familja e tij po mësohen me jetën në Arabinë Saudite, pasi futbollisti nënshkroi me Al Nassr gjatë afatit të janarit.
Kurse guraja e ish-lojtarit të Real Madrid, Georgina Rodriguez tregoi një detaj interesant në lidhje me fëmijët e saj dhe të Ronaldos.
Në intervistën e saj për ‘Telemundo’, Georgina tregon për fëmijët e saj që po hasin në shumë probleme në shkolla.
“Ka raste kur fëmijët i godasin dhe ata nuk mbrohen”, thotë ajo
Më pas Georgina tregon edhe rastin e fundit që ndodhi në një shkollë në Arabinë Saudite.
“Një ditë erdhi një nga fëmijët e mi duke qarë. E pyeta se çfarë ndodhi, e mora përgjigjen: ‘Më goditi një fëmijë’, i thashë: A nuk di ti të mbrohesh?”.