Ronaldo lirohet më herët nga kombëtarja, pritet rikthim më i shpejtë te Man Utd
Manchester United kanë marrë lajme të mira lidhur me yllin portugez, Cristiano Ronaldo.
Ronaldo është liruar më herët nga grumbullimi i kombëtares, për shkak të suspendimit që i vjen nga kartonët e verdhë. CR7 shënoi dy herë ndaj Irlandës për t’u bërë golashënuesi më i mirë në histori të futbollit me kombëtare, dhe festa e tij ishte e çmendur e u përcoll me karton të verdhë.
Ky karton bën që Ronaldo të mos mund të paraqitet ndeshjen tjetër me Portugalinë, prandaj është liruar më herët nga kombëtarja.
Kjo gjë i jep shpresa Manchester United për një rikthim më të hershëm të portugezit në kampin e klubit, përcjell Periskopi.
Gjasat që Ronaldo të debutojë xhiron tjetër me fanellën e re të United janë më të mëdha tani.
Mbetet të shihet nëse Cristiano do të vendos të kthehet menjëherë në qytetin e Mançesterit. /Periskopi/