Ronaldo Koeman do të marrë një ‘mal’ me para nga Barcelona, pas shkarkimit

Ronaldo Koeman do të marrë një ‘mal’ me para nga Barcelona, pas shkarkimit

Ronald Koeman pritet të parrë 11.8 milionë euro dëmshpërblim nga Barcelona, pasi u shkarkua nga klubi mbrëmë.

58-vjeçari holandez u shkarkua nga gjiganti katalunas natën e së mërkurësë, pas humbjes 1-0 nga Rayo Vallecano, transmeton Periskopi.

Presioni po rrite mbi klubin që të ndante rrugët me Koeman, pas një starti turbulent të sezonit.

Por me kontratën aktive deri në qershor, disa menduan se drejtuesit e Barcelonës do të prisnin derisa t’i përfundohej marrëveshje për t’iu shmangur dëmshpërblimit.

Mirëpo, ai tash është shkarkuar dhe gazetari Juan Arango raporton se klubi do të duhet t’ia paguajë ish-trajnerit të Evertonit një shumë prej 11 milionë eurove. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: