‘Ronaldo kishte thënë se duan ta largojnë nga Reali, nuk e duan aty’

Periskopi.com Sporti

Cristiano Ronaldo edhe zyrtarisht është lojtar i Juventusit. Ai u largua nga “Santiago Bernabeu” pas nëntë sezoneve, ku shënoi 450 gola në 438 paraqitje, duke fituar 16 trofe – 4 Champions League.

Komunikatat e Real Madridit dhe Cristiano Ronaldos ishin sikur s’ka ndodhur asgjë dhe se 33 vjeçari po largohet me shumë dëshirë, por sipas “El Chiringuito de Jugones” ata e kanë fshehur realitetin.

Analistët dhe gazetarët në “El Chiringuito de Jugones”, flasin se si nuk u zbulua sërish misteri i largimit të Ronaldos, pasi ata besojnë se prapa këtij vendimi fshihet diçka më shumë se paratë.

“Ajo që shkruhet në komunikatë, nuk është pasqyra Reale e largimit të Cristianos, por të them të drejtën më pëlqyen se si e kanë menaxhuar këtë situatë”, tha Edu Aguirre, që tërhoqi menjëherë reagimin e Cristobal Soria: “Do të thotë, Real Madridi dhe Cristiano dolën me komunikata të rrejshme, kanë gënjyer të tjerët duke lavdëruar njëri-tjetrin, kur në fakt kjo ndarje erdhi për shkak të problemeve të mëdha mes tyre, por nuk i bënë publike”.

Aguirre vazhdimisht ka raportuar për zhgënjimin e Ronaldos, i cili i kishte thënë atij që në nëntor: “Nuk më duan, dëshirojnë që të më largojnë nga Reali”.

Sido që të jetë, Josep Pedrerol, duke mos dashur t’i hyjë asaj teme nëse kanë dhënë dytë komunikata të ndryshme nga realiteti i kësaj ndarje pas nëntë vjetëve, lavdëroi Perezin dhe Cristianon për profesionalizmin, “të cilët u pajtuan që në këtë rast, t’i lanë anash mosmarrëveshjet dhe i dhanë lamtumirën njëri-tjetrit ashtu siç i ka hije një legjende”.

Ronaldo shokoi botën duke kaluar në Juventus për 100 milionë euro, ku do të fitojë 30 milionë neto në sezon.

Ai ka nënshkruar kontratë katër vjeçare me “Zonjën e Vjetër”.

Shpërndaje në: