Ronaldo dhe Vin Diesel ‘trazojnë’ rrjetin me një fotografi të përbashkët në Instagram

Ronaldo dhe Vin Diesel ‘trazojnë’ rrjetin me një fotografi të përbashkët në Instagram

Cristiano Ronaldo dhe Vin Diesel kanë befasuar fansat me një fotografi të përbashkët të postuar në Instagram.

“Vetëm disa fëmijë me ëndrra”, ka qenë përshkrimi që i ka vënë imazhit krah yllit të futbollit.

Një postim të cilit i është përgjigjur edhe vetë futbollisti: “Gjithmonë! Më vjen mirë që të pashë”.

 

Një përgjigje kjo me më shumë se 70 mijë pëlqime dhe fotoja po ashtu mblodhi mbi tre milionë pëlqime.

Cila është arsyeja e kësaj fotografie?

Pak dihet se çfarë fshihet pas këtij postimi, nëse është përfshirja e njërit prej tyre në një projekt të tjetrit, apo nëse është thjesht një fotografi e miqve.

Të dy kanë pasur karriera të ngjashme e fillime modeste.

Foto: Screenshot/Instagram

Cristiano Ronaldo ka lindur më 5 shkurt 1985 në Funchal, Madeira, Portugali. Babai i tij ishte kopshtar dhe nëna e tij kuzhiniere, megjithëse që në moshën 12-vjeçare ishte e qartë se ai do të ishte një yll futbolli kur të nënshkruante për Sportingun e Lisbonës, pjesa tjetër është histori.

Mark Sinclair, i njohur më mirë si Vin Diesel, lindi më 18 korrik 1967, në Alameda, Kaliforni, por u rrit në New York. Ai jetonte me nënën e tij, por ishte njerku i tij që i nguliti dashurinë për filmin, pasi ishte instruktor teatri. Përpjekja e tij e parë në biznesin e shfaqjes erdhi kur ai shkroi, drejtoi dhe luajti në filmin e tij të parë të shkurtër, “Multi-Facial” (1995), i cili tërhoqi vëmendjen e Steven Spielberg.

Nuk do të ishte e çuditshme të mendohej një paraqitje e Cristiano Ronaldos në ‘Fast and Furious’ , pasi filmi i njëmbëdhjetë është në zhvillim e sipër, i cili do të dalë në kinema në vitin 2025 ose 2026. Edhe pse është diçka për të cilën askush nuk ka thënë asgjë. /Telegrafi/

Shpërndaje në: