Ronaldinho s’pranon të vrapojë në fushë: Po tallesh, nuk vrapojë dot

Ronaldinho s’pranon të vrapojë në fushë: Po tallesh, nuk vrapojë dot

Ronaldinho bëri debutimin e tij për ekipin e Porcinos FC në Kings League, një kompeticion futbolli i mbajtur në Barcelona, i cili organizohet nga ish mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique.

Ronaldinho, legjenda e futbollit dhe lojtari më i mirë në botë në vitin 2005, veshi fanellën numër 10 dhe luajti pesë minuta dhe ishte kapiteni kundër Pio FC.

Duke pasur parasysh që ndeshja përfundoi 0:0, filluan penalltitë. Sidoqoftë, në këtë version të futbollit, penalltitë nuk janë goditjet e zakonshme nga 11 metra, por lojtari, si në hokej, drejton topin dhe brenda pesë sekondave niset nga qendra. Kur gjyqtari i njoftoi Ronaldinho se fillojnë penalltitë, braziliani tha: “Atëherë le të gjuajë dikush tjetër. Unë nuk do të vrapoj atje. A jeni i çmendur?”

Ronaldinho doli në pension në vitin 2018.

Shpërndaje në: